Personazhet publike përpos që i gjen në studio regjistrimi të këngëve apo në ato televizive, fitnesi zë një pjesë të mirë të ditës.
Shumë kohë në palestër për të formuar trupin e tyre, e fiziku ditëve të sotit luan një rol të rëndësishëm.
Mirëpo përpos ushtrimeve të shumta në palestër, një metodë e re po praktikohet në Kosovë e Shqipëri nga artistët.
Miha Body Tec është një paijsje që operon duke transmetuar impulse bioektrike në trup dhe vë në funksion 90% të muskujve.
Përpos humbjes në peshë, MihaBody Tec largon celulitin dhe po ashtu ka efekte shëndetësore.
Kjo pajisje është besuar nga shumë artistë të cilët e kanë shpërndarë edhe në rrjete sociale eksperincën e tyre në këtë metodë.
Disa nga emrat e njohur që kanë praktikuar këtë mënyrë janë Tuna, Dafina Zeqiri, Remzije Osmani, Çiljeta, Capital T, Leonora Jakupi, Enca, Soni Malaj, Bleona e shumë të tjerë./Prive.al