Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj e cila ka kohë që është duke jetuar përtej oqeanit, do të mungoj në dasmën e mikut të saj.
Sonte kur Sinani feston martesën me Andrrën, do të jenë shumë këngëtarë prezentë por që Albëria pavarësisht që nuk është pranë Hoxhës, atë e ka uruar rrjeteve sociale.
“Në pamundësi të jem e pranishme në ditën tënde më të bukur, nga larg me zemër të uroj martesën e gjithçka të mirë siç ta do zemra. Je mik dhe njeri i mrekullueshëm.” – është shkrimi që shoqëron fotografinë e çifit më të ri.
Ndërsa në planin muzikor, Hadërgjonaj ka kohë që nuk ka sjellur ndonjë projekt të ri./Prive.al