Portreti i Çiljetës në pikturë! (Foto)

By

‘Gangsta Love’ ka rikthyer në skenë këngëtaren Çiljeta Xhilaga. Ky projekt ka bërë që Çili të merr shumë dashuri nga fansat e saj, të cilët në mënyra të ndryshme i kanë treguar pëlqyeshmërinë që kanë ndaj saj.

Të gjitha këto ajo i ka ndarë në llogaritë e saj në rrjetet sociale por e fundit është pak më speciale.

Në imazhin e publikuar shihet një pikturë e cila është duke u punuar në dimensione të mëdha dhe në të shihet portreti i këngëtares.

Për këtë gjë ajo në llogarinë e saj në instagram ka shkruar:

“Nga Parisi me dashuri. Kjo është piktura më e bukur e jetës sime”

Përpos këtyre fjalëve ajo është shprehur entuaziste për ta parë pikturën e përfundur./Prive.al

Artikuj të ngjashëm