Si e surprizoi Teuta, Adonisin kur i kumtoi lajmin se do bëhet baba për herë të parë ?!

By

Teuta, Teuta, Teuta. Nuk kalon as edhe një ditë e vetme pa të paktën një lajm rreth saj në portalet vendore.

Duket se është e lindur e tillë, për të krijuar lajm në çdo hap e çdo lëvizje të saj.

Pas një periudhe relativisht të qetë kur nga ndarja me Bleron emri i saj u ndal paksa së përmenduri, lidhja me Adonis Morinën e një sërë zhvillimesh që erdhën me të e riaktualizuan si temë qëndore në shtypin rozë.

Martesa, e shtatzënia ishin disa prej ngjarjeve për të cilat zuri vend në media aktorja Teuta Krasniqi, e të cilat për të paren herë i sqaroi sonte në një intervistë për Prive.

Aktorja në intervistën me gazetaren Maki Bajrami tregoi se është në muajin e tretë të shtatzënisë.

Teuta zbuloi gjithashtu se si e ka surprizuar Adonisin kur ia ka kumtuar lajmin që do bëhet baba për të parën herë dhe cilat janë preferencat e të treve (asaj, Adonisit dhe Tarës) për gjininë e foshnjes.

Intervistën me aktoren Krasniqi që mes tjerash flet edhe në lidhje me se si e ka pritur vajza e parë, Tara këtë zhvillim mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm