Dasma e tyre dhe pushimet luksoze të muajit të mjaltit ishin ndër temat më të përfolura të shtypit rozë vitin e kaluar.
Por surprizat ndaj njëri-tjetrit nuk po mbarojnë me muajt e parë të martesës.
Sinan Hoxha ka vendosur që gruan e tij Andrrën ta befasojë me një udhëtim në kompleksin ‘Aqua Dome’ në Tirolin e njohur të Austrisë për resortet e bukura malore.
E duket se kjo i ka pëlqyer Andrrës që në rrjete sociale po poston foto teksa shijon borën dhe pamjet mahnitëse të atij regjioni që në bazë të përshkrimeve, ishte një propozim i duhur për pushime dimërore. /Prive.al/