Si e pret Ermali, Ledri Vulën?!

By

Artistët Ermal Fejzullahu e Ledri Vula përpos që kanë dy këngë së bashku edhe në koncertet shpeshherë i kanë të përbashkëta.

Pas sezonit të nxehtë në turne në vendet shqiptare, këngëtarët tanë tashmë janë gjatë gjithë kohës në diasporë.

Të dielën në Gjermani, përkatësisht në Dusseldorf kanë qenë Ermali e Ledri, madje ky i fundit ka ndarë një fotografi nga dhoma e përbashkët ku Fejzullahu shihet i shtrirë në shtrat më duart lart.

‘Qysh t’pret Ermali’ është shkrimi i reperit në postimin e bërë.

Po ashtu, në një imazh të publikuar në SnapChat Ledri ka treguar se Ermali i ka porositur edhe ushqimin.

Pas dy projekteve të suksesshme në trio me Lumin, artistët nuk e kanë mohuar edhe një këngë të tretë por që akoma nuk ka diçka konkrete në këtë rrugë.

ermali ledri

Artikuj të ngjashëm