Prej Nëntorit të 2015-tës nga e Hëna në të Mërkurë ka ngacmuar çdo mbrëmje mysafirët në rubrikën Kutia të emisionit NIN, por në episodin e fundit të sezonit, Liberta Spahiu u shndërrua vetë në protagoniste të rubrikës.
Nga Alaudin Hamiti, ajo u pyet se kur ka qajtur për të fundën herë dhe cili është mashkulli më seksi.
Prezantuesja e Prive, storjen më të keqe të dashurisë e përshkruajti atë ku nuk ka pasur dashuri por thjesht protagonizëm.
Alaudini pyeti Libertën edhe për të dashurin e fundit të cilin ajo e përshkruajti me një fjali: ‘Pasionant i asaj që do, i pamjaftueshëm për atë që unë idealizoj’. /Prive.al/