Publikohen fotot e festimeve të ditëlindjes së Teutës

By

Një ditëlindje pranë rrethit të ngushtë familjar. Kjo ka qenë zgjedhja e aktores Teuta Krasniqi që 34 vjetorin e lindjes e ka pritur në ambient të hapur bashkë me prindërit, familjen e Memlit dhe të sajën.

Fotot nga festimet i ka postuar vetë aktorja që i ka falemnderuar personat e zemres dhe Zotin për një ditë të mrekullueshme.

‘Kur ju kam juve, kam krejt cka dua dhe cka me duhet per lumturine e pafund. Ju dua’ – ka deklaruar aktorja.

Këto foto janë të parat ku bashkëshorti i ri i Teutës, Adonisi, shfaqet përkrah vëllait të aktores, ministrit Memli Krasniqi dhe babait, Prof. Milazim Krasniqit. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm