Albulena Kryeziu, një aktore e re në moshë por me shumë sukses. Karrierën e nisi në moshën 5 vjeçare por e kërkuar u bë pasiqë mbaroi studimet në Akademinë e Artit.
U bë pjesë e shumë serialeve të njohura si ‘O sa mirë’ e po ashtu protagoniste në ‘Stinë dashurie’.
Madje në këtë të fundit, pjesë e skenarit ishte një puthje që për të tha se ishte e sikletshme por njëkohësisht është teknikë e profesionit.
Aktualisht, Albulena ka shumë kërkesa nga regjisorë të huaj të cilët po realizojnë shfaqje në Teatrin Kombëtar të Kosovës.