Ishte një ndër hitet e vitit 2010 por nuk mungon në koncertet e Dafina Zeqirit e Tunës, pavarësisht që këngëtaret sot nuk flasin në mes vete.
‘Vibe’ që ishte ndër produksionet e para që mori miliona klikime këndohet në kor me publikun.
Në videon e transmetuar sot nga Wazzup shihet Tuna në koncert duke kënduar Vibe por paksa të modifikuar.
Në pjesën e Dafinës: “Kon pe sheh n’TV çdo ditë”, Tuna ndërpren muzika duke vazhduar: “Normal që Tuna o n’top b*tch”.
Ndërkaq sa i përket muzikës, të dy artistet brenda pak ditëve publikojnë këngët e reja./Prive.al