Diku pati dasmë e diku tjetër festë në një tjetër nivel.
Përderisa mbrëmë Mark Marku e Nora Muçaj po i jepnin fund beqarisë, reperi Gold AG i cili njihet për historinë e dikurshme me këngëtaren po bënte punën e tij të zakonshme.
Ariani mbrëmë nuk ka pasur koncert por ka qenë i ftuar në një festë tipit familjar të zhvilluar në një qytet të Zvicrës.
Në një video të postuar në rrjetin social Instagram, reperi i njohur ka falemnderuar të gjithë pjesëmarrësit të të gjitha gjeneratave në festë me të cilët ka kaluar një mbrëmje të paharruar.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që reperi merr pjesë në organizime të këtij lloji. Pak muaj më parë, Prive pati raportuar se Goldi ka qenë ‘dhurata’ e një ditëlindje për një fans të tij rreth të 50-tave. /Prive.al/