Publikimi i projektit ‘Zemra jem’ respektivisht festimi i suksesit nuk ishte arsyeja e vetme që e bëri Tunën të kalojë mbrëmjen që lamë pas në klubet e natës.
Nën shoqërinë e një rrethi të ngushtë, në mesnatë u shënua edhe ditëlindja e Yllit, mikut të këngëtares.
Për krijuesin e hitit ‘Najher’ nga miqtë u mendua një tortë simbolike kur akrepat e orës shënuan fiks 00:00.
Ka qenë vetë Tuna ajo që ka ndarë momentet në Snapchat duke i uruar Yllit më të mirat.
Për të hequr dilemat e një lidhjeje që akoma vazhdon të përflitet pa kuptim për dyshen, këngëtarja i është referuar Yllit si vëlla. /Prive.al/