Ajo vazhdimisht është në lëvizje. E shohim teksa mbush sallat e koncerteve me mijëra fansa kudo.
E njejta vlen në vendlindje, gjithandej nëpër Kosovë e diasporë.
Por, Shkurte Gashi gjen kohë gjithmonë edhe për familjen e cila si për këdo tjetër, është gjëja më e shtrenjtë.
Ajo mundohet me tërë qenien që të bëj më të mirën e saj për njerëzit e dashur dhe po ia del shkëlqyeshëm!
Mbrëmë, babai i Shkurtes ka festuar ditëlindjen dhe këngëtarja në këtë ditë të veçantë është përkujdesur për një befasi të madhe.
Ajo ka menduar që t’i mbledh të gjithë njerëzit e afërm në një restorant për të festuar pa i treguar paraprakisht të atit.
Lum baba për të bijën! /PRIVE.AL