Sot është një ndër artistët më të pëlqyer të skenës shqiptare pasi të gjitha këngët e tij pëlqehen shndërrohen në hite.
E këtë orientim në jetë, Lumi B duket se e ka pasur që moti të vendosur. Kjo marrë shkas nga një foto ku ai shihet i vogël teksa pozon përkrah një shoku.
Stili i veshjes tregon se që në fëmijëri Lumi ka qenë reper në shpirt me disa kilogramë më pak.
Komentin e saj për këtë foto e ka dhënë edhe Albërie Hadërgjonaj që mendon se ai nuk ka ndryshuar shumë.
‘Veq pak më i hollë’ – i është përgjigjur me shaka Lumi. Ndryshe, në planin artistik bashkëpunimi i dytë me Dafinën u raportua se është shtyrë për pak kohë. /Prive.al/