Prej që kur kemi njohur figurën e ish-presidentes Atifete Jahjagës, ajo gjithnjë ka qenë një brune e kuruar në mënyrë elegante.
Por, ish-presidentja filloi këtë vit më një ndryshim në pamje, në spektrin e kundër të një bruneje – ajo është tani një bionde.
Ajo debutoi me ndryshimin e ri në pamje teksa vizitoi një nga OJQ-të e vendit. E mbledhur me gra të reja ajo diskutoi për fuqizimin ekonomik të grave.
Ish-presidentja ndau disa fotografi nga takimi në profilin e saj zyrtar në Facebook. /Prive.al