Johnny Depp, është paraqitur në një gjendje shumë të rëndë në tapetin e kuq të premierës botërore të filmit të tij të ri “Murder of the Orient Express”.
Fotografitë e tij e kanë shpërthyer rrjetin kur ai u pa në tepihun e kuq, ku mezi po mbahej në këmbë.
Madje, ai ka pasur nevojë që edhe ta mbajnë për krahu, pasi kishte filluar ta humbte ekuilibrin.
Megjithatë, 54 vjeçari po dukej shumë atraktiv dhe elegant në një kostum të zi, e pasi kishte çuar disa gota para se të arrinte në hollin e teatrit Royal Albert në Londër, ai u takua me kolegët nga filmi Dame Judi Dench, Penelope Cruz dhe Kenneth Branagh, shkruan Daily Mail, transmeton Prive.al.