Duket se në “Përputhen” nuk mbarojnë risitë dhe kohë pas kohe çdo herë ka diçka të re.
Një risi vjen sonte në edicionin “prime” të programit.
Për herë të parë, do të bashkëngjitet një grua me fëmijë që aktualisht është beqare.
Lajmin e ka bërë të ditur autorja e programit, Olsa Muhameti në një prej sesioneve të shpeshta të interaksionit të saj me audiencën në rrjetin social Instagram. /Prive.al