Si arriti Dafina ta ketë në klip French Montanan?!

By

Mbrëmja e kaluar shënoi edhe premierën e klipit debutues të Dafina Zeqirit ‘Four Seasons’ për tregun ndërkombëtar.

I pritur me shumë entuziazëm nga publiku Duffye si gjithmonë edhe këtë herë arriti të na befasojë mes shumë gjërave edhe me protagonistin e këtij klipi.

Bëhet fjalë për reperin e njohur botërisht, French Montanan, i cili mori pjesë në këtë klip teksa menjëherë pas publikimit të tij në Youtube ishte ndër të parët që i dha mbështetje këngëtares edhe nga llogaria e tij në Instagram ku ka të grumbulluar hiç më pask se 5 milion e gjysmë ndjekës..

Por si arriti deri tek ky bashkëpunim, Dafina?!

Eh, e gjitha kjo duket se është falë menaxhmentit të këngëtares e më saktësisht producentit Rick Steel i cili njihet për miqësi mjaft të mirë me reperin në fjalë.

Ndoshta e ardhmja dyshen në fjalë përpos si protagonista në klip do i bashkojë edhe në këngë gjë të cilën do e priste me entuziazëm çdo art dashës. /Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm