Publiku është mësuar ta shohë gjithmonë me veshje popullore e me të tilla që kanë motive orientale.
Ajo pothuajse kurrë nuk shfaqet në atlete, por Shyhrete Behluli në jetën e përditshme ka një stil tepër më të thjeshtë se sa në paraqitjet e saja gjatë interpretimeve.
Këngëtarja që cilësohet si yll i muzikës popullore, e ka kaluar një ditë në natyrë bashkë me vajzat e saj dhe kishte zgjedhur të vishte rroba të markave botërore.
Me këpucë e çantë të brendit Louis Vitton, ajo ka pozuar dhe fotografitë i ka publikuar në profilin e saj në Instagram. /Prive.al/