Këngëtarja e famshme e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka publikuar këngën e re me një klip të filmuar në një dasmë.
Behluli që tash e sa kohë u këndon raporteve familjare, ka realizuar këngën e dytë “Mirë po lujka nusja e vjehrra”, që iu kushtohet nuseve të reja e vjehrrave.
Kjo këngë, sikurse ajo paraprakja “Hajde nuse reja jeme”, sigurisht do zërë vend të rëndësishëm në gazmendet ku lidhet martesa.
Në zakonet e traditat tona, është e shprehur që nusja të vallëzojë me vjehrrën e saj në dasmë e kanagjeq, dhe sigurisht kjo këngë do të luhet shpesh këtë vit. /Prive.al