Nga veshjet popullore e fustanet e gjatë elegantë, ajo është shndërruar në tifoze të vërtetë futbolli.
E veshur me tuta sportive e me kapelë në kokë, këngëtarja e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka dhënë një imazh krejt tjetër të sajin.
Syri i publikut është mësuar ta shohë gjithmonë të ëmbël, me elegancë e plot ‘shyhret’, dhe krejt këtë sharmë ajo e ka përcjellë në tribinat e stadiumit në Shkodër.
E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Luan Salihu, ajo rrezatonte nga lumturia, ndonëse Kosova e humbi këtë ndeshje. /Prive.al