Shyhrete Behluli ka diçka për t’i thënë të dashurit potencial të Engjëllushes

By

Shyhrete Behluli dhe vajza e saj, Engjëllusha ishin sot pasdite mysafiret e emisionit ‘DelikatISE’ me Maki Bajramin.

Krahas bisedave për ushqimin dhe gatimet, këngëtaret nuk shpëtuan pa u pyetur as për jetën private.

Engjëllusha rikonfirmoi se vazhdon të jetë beqare dhe po e pret kismetin.

Sidoqoftë, kur një gjë e tillë të ndodhë, duket se mashkulli që i vjedh zemrën Engjëllushes duhet të përmbushë disa kritere të babait.

‘Ishalla e ka një kismet të mirë që di me trajtu, e mbështet në karrierë dhe e ndihmon, ashtu siç e kam pasë unë’ – deklaroi këngëtarja Behluli.

Nuk thuhet kot që vajzat gjithmonë kërkojnë mashkull me tiparet e babait dhe mbase në këtë pjesë, nëse i përmbahet mitit, Shyhretja mund të rrijë e qetë për të bijën. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm