Shyhrete Behluli bëhet gjyshe, por cili është emri i bebes?

By

E shumëpritura ndodhi. Reja e këngëtares Shyhrete Behluli, Learta Jakupi, e ka lindur foshnjen e saj.

Këngëtarja e famshme e muzikës popullore, është bërë gjyshe për herë të parë në jetën e saj, dhe kjo siç duket e ka gëzuar tej mase familjen Salihu.

Prive ka provuar ta kontaktojë këngëtaren për të mësuar emrin e djalit të Kushtrimit e Leartës, mirëpo mesa duket ajo nuk do që ta shqetësojë askush në këto momente lumturie.

Shyhretja e ka telefonin të mbyllur dhe kontakti me të ka qenë i pamundur.

Learta e cila është shtetase Gjermane, e ka lindur djalin në Dortmund, ku ka qëndruar që një kohë të gjatë në pritje të ditës së madhe.

Djali, u qoftë me jetë të gjatë e të lumtur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm