Këngëtarja dhe aktorja, Jane Birkin, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, sipas mediave në Francë.
Ylli anglez-francez ishte e njohur për marrëdhëniet e saj profesionale dhe personale me muzikantin Serge Gainsbourg dhe konsiderohej një ikonë e stilit në fund të viteve 1960 dhe 1970.
Ajo ka lindur në Londër, por ka gjetur famë duke kënduar në frëngjisht dhe u zhvendos atje në vitet 1970.
Mediat franceze raportuan se ajo u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Paris.
Marrëdhënia e saj personale dhe artistike me Gainsbourg e bëri atë të famshme në mbarë botën pas hitit të tyre ndërkombëtar “Je t’aime… moi non plus”.
Dueti u regjistrua në vitin 1968, disa muaj pasi u takuan në xhirimet e filmit Slogan. Dyshja ishin së bashku për 12 vjet, por mbetën miq pas ndarjes së tyre, me Gainsbourg që ende shkruante këngë për Birkin.
Ajo aktroi nw filmat klasik si ai i vitit 1966 Blow Up, Death on the Nil (1978) dhe Evil Under the Sun (1982).
Birkin ishte gjithashtu një modele dhe filloi të shihej si një stiliste e modës, duke frymëzuar çantën Birkin, një stil i vënë në prodhim nga Hermes, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.