Arti shqiptar ka humbur një tjetër emër të madh.
Pirro Mani, aktor dhe regjisor, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare në SHBA, aty ku jetonte prej shumë vitesh familjarisht.
Pirro Mani numëron mbi 80 role në karrierën e tij të gjatë në kinematografi.
Nga 1967 deri në vitin 1992 ai ka qenë regjisor i Teatrit Kombëtar.
Ai është nderuar me disa tituj, mes të cilëve edhe “Artist i Popullit”.
Pirro Mani është bashkëshorti i aktores po kaq të njohur, Pavlina Mani. /Prive.al