Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se është shtyrë për 1 tetor “Sanremo Giovani”.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se shtyrja ka ndodhur për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit.
Pas sulmit të tmerrshëm kundër Policisë së Kosovës, kemi vendosur ta shtyjmë për 1 tetor “Sanremo Giovani” të planifikuar për sonte. Dhuna nuk mund të mbizotërojë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.