Në valën e rikthimeve të serialeve ikonë, në fakt nuk është edhe “Desperate Housewives”.
Ishte njëra nga protagonistet Eva Longora që shprehu dëshirën e saj për një rikthim.
Aktorja tha se do të ishte “e para në rresht” për të nënshkruar në rikthimin e serialit.
Këtë të shtunë, aktorja tha për revistën Stellar se ajo “po vdes që të futet në lëkurën e Gabby”, duke iu referuar rolit të saj si Gabrielle Solis.
Ajo luajti së bashku me Teri Hatcher, Marcia Cross, Felicity Huffman, Dana Delany dhe Nicollette Sheridan nga viti 2004 deri në finalen e sezonit të tetë në vitin 2012. Seriali ishte një hit i mirënjohur dhe fitoi herë pas here Golden Globes për Serialin më të Mirë – Muzikal ose Komedi në 2005 dhe 2006. /Prive.al