Pasi zyrtarizoi romancën me Andin Randobravën, këngëtarja Leonora Poloska nuk priti shumë për të marrë lajmin e madh!
Ajo po bëhej nënë për të parën herë dhe ky zhvillim e ka gjetur çiftin mjaft të entuziazumuar!
E pak javë pasi që bënë publik një zhvillim të tillë, fotot e fundit kanë vënë në pah më së miri ndryshimin tek këngëtarja.
Leonora, e cila duhet të jetë mes muajit të pestë dhe gjashtë të pritjes së ëmbël, me rastin e ditëlindjes së bashkëshortit është shfaqur me bark të rrumbullakosur i cili poi rri shumë mirë.
Ndryshe, në planin artistik Poloska ka tash e një kohë që është distancuar nga sjellja e projekteve të reja dhe kjo pauzë besohet të vazhdojë të paktën edhe për një kohë, me bebin që për pak muaj vjen në jetë për t’i dhënë një tjetër kahje përditshmërisë së këngëtares. /Prive.al/