Shqiptarja triumfon në Miss Gjermania

By

20 vjeçarja Albiona Muharremaj me banim në Mynih është zgjedhur Miss Gjermania duke triumfuar mbi 18 konkurrente.

Bukuroshja është shprehur në Facebook se ” të një ndjenjë e jashtëzakonshme të jesh Miss Gjermania dhe të jem në gjendje ta përfaqësoj këtë shtet në Miss World”.

Triumfi i bukurisë nga Kosova është shndërruar në traditë pasi vitin e kaluar titullin Miss Gjermania 2014 e fitoj Egzonita Ala kurse e dyta doli Fjollza Avdiu me prejardhje nga Mitrovica.

Kujtojmë se Albiona Muharremaj ka përfaqësuar Kosovën në “Miss Intercontinental”, ndërsa për mediat shqiptare ajo ishte përfolur edhe për lidhjen më këngëtarin Shpat Kasapin. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm