Laura Bacaj për shumëkë që frekuenton jetën e natës në kryeqytet është një emër i njohur.
Megjithëse jeton në Suedi, vajza nga Peja shpeshherë vjen për të performuar në Kosovë si DJ. E puna e saj tashmë po vlerësohet në komunitetin artistik të Stokholmit.
Laura është nominuar në kategorinë ‘Dj më e mirë femër’ në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Elly, përkundër faktit se kohëve të fundit për shkaqe personale nuk është marrë intenzivisht me këtë punë.
Përmes profilit të saj në Facebook, ajo është shprehur se megjithëse nuk e meriton këtë nominim, ky zhvillim do t’i shërbejë si motivim për rikthim tek muzika e saj.
Votën pejanes mund t’ia dhuroni KËTU. /Prive.al/