Bebe Rexha ka rrëmbyer çmimin për “Bashkëpunimin më të mirë”, për këngën e saj me David Guetta “I’m good”.
Përveç kësaj, ajo ra në sy për pamje, pasi fustani i saj i kaltër tërhoqi sytë e publikut.
Për veshjen blu u përkujdes dizajnerja e njohur shqiptare, Fjolla Nila, e cila ka qëndisur në detaje fustanin bashkë me pantallona që dukej shumë interesant.
View this post on Instagram
Ndërsa për grimin e Bebes, u kujdes grimerja Dafina Neziri e cila e ka grimuar këngëtaren me famë botërore edhe për klipin e këngës fituese./Prive.al
View this post on Instagram