“Shqiptarët i dua shumë” – këto fjalë tha Erkan Petekkaya në Prishtinë

By

Aktori i njohur turk Erkan Petekkaya, erdhi në Kosovë javën që lamë pas, si mysafir i ftuar nga produksioni i emisionit më të ri në Klan Kosova, ‘Qejfi ma i madh se Stambolli’ i cili do të sjellë intervista ekskluzive me figura të njohura turke.

Dhe aktori shumë i dashur për kosovarët nga seriali “Fate të kryqëzuara” ku luan rolin e Xhihanit, ka folur ekskluzivisht për Prive, duke i treguar përshtypjet e tija për kosovarët dhe Kosovën.

“Jam duke e ndjerë veten si në Turqi. Sikur të mos jem në një vend të huaj”, ka thënë ai pas ardhjes në Kosovë.

“Nuk e kam pritur fare që do pritem kështu. Jam i lumtur dhe i befasuar. Përveç Lindës nuk e njoh askënd, por normalisht që shqiptarët i dua shumë”, ka thënë aktori.

Ndiqeni të plotë intervistën në linkun më poshtë:

Artikuj të ngjashëm