Dy ditë ma parë, Prive.al solli fotografitë e Shqipes së “Përputhen” në pushime.
Ajo në pamjet e ndara ishte vet e dyta, teksa përgjatë të gjithë udhëtimit në Dubai nuk tregoi nga kush shoqërohet, përkundër kurreshtjes.
Duke mos mundur të konfirmojë informacionin, Prive.al personit iu referua si “shoqëruesi” dhe asnjëherë si i dashuri (ndonëse një gjë të tillë mund ta kenë bërë kolegët tjerë që morën lajmin).
Pas dy ditë pritje, Shqipja ka reaguar.
Në një prononcim të gjatë ku zgjedh të japë leksione për mediat, ajo në fund e ka sqaruar se shoqëruesi është vëllai i saj, Iliri, të cilin deri tash e ka mbajtur kryesisht larg syrit të publikut.
Kur të ketë të re, Shqipja mesa duket do na e thotë vetë. Përkundër se e nuk e ndau para fotografive, ajo po shijon pushime familjare! /Prive.al