Shpjegohet heshtja e Mimozës për ndarjen nga Seldi, pse këngëtarja nuk po flet?

By

Gati një muaj më parë, Prive raportoi se çifti i famshëm Mimoza dhe Seldi Qalliu, janë ndarë duke aluduar mbi faktin se dyshja larguan fotografitë e përbashkëta nga rrjetet sociale.

Seldi Qalliut ishte ai që përfundimisht e konfirmoi ndarjen prej Mimoza Shkodrës, gjatë daljes së tij në spektaklin ‘Dance With Me’.

Por Mimoza mbetet ende e heshtur duke mos dhënë asnjë deklaratë rreth ndarjes, dhe duke e veshur me një perde misterioze krejt këtë punë.

Pse u ndanë çifti dhe pse nuk treguan për ndarjen siç treguan për fejesën?

“Ata kanë zgjedhur të mos flasin, sepse duan të lënë të qetë familjen. Më shumë sesa për veten, nga komunikimi me Seldin mësova se ai dhe Mimoza donin të mbronin familjen. Për këtë arsye, Mimoza ka zgjedhur të mos reagojë.”- ka thënë gazetari Olti Curri në emisionin e Pasdites me Rudina Magjistarin në TV Klan, ku po ashtu theksoi se ishte distanca ajo që shkaktoi ndarjen. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm