Ambulanca në vendin e punës: Sëmuret Kaci (FOTO)

By

Dita e sotme për frizerin e njohur Kaci ishte e mbushur me përplot punë, si pothuajse edhe çdo ditë tjetër.

Mirëpo, duket se imuniteti e ka tradhëtuar frizerin shkaku i mbingarkesës së madhe.

Siç nuk ka ndodhur më parë, Kaci sot pasdite nuk është ndjerë mirë dhe për këtë arsye është parë nevoja e thirrjes së një ekipi mjekësor që menjëherë ka mbërritur në lokalin e frizerit.

Pas asistimit me ndihmë të parë përmes dhënies së një infuzioni, ai është ndjerë më mirë dhe si rrjedhojë tashmë mbetet që thjesht të ndajë pak kohë për pushim në mënyrë që të marrë vetën plotësisht. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm