Shpërthimi i pandemisë ka ndikuar në planet e dasmës së Jennifer Lopez

By

Jennifer Lopez është një tjetër nuse e cila duhet të vendosë planet e dasmës në pritje për shkak të pandemisë koronavirus (COVID-19).

Ndërsa u paraqit në edicionin e ri në shtëpi të The Ellen DeGeneres Show të Martën, superylli foli për mënyrën sesi shpërthimi dhe distancimi shoqëror ka ndikuar ditën e saj të madhe me të fejuarin Alex Rodriguez.

Kjo ndikoi paksa,” tha Lopez, 50 vjeçare, për pandeminë. “Pra, ne do të shohim se çfarë po ndodh tani … Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë tani sa i përket datave ose ndonjë gjë të tillë.”

Jennifer Lopez

Fansat kanë pritur me padurim dasmën e Lopez dhe Rodriguez pasi çifti më në fund u fejuan gjatë një pushimi romantik në Mars të vitit 2019. Që atëherë, këngëtarja e “Dinero” ka mbajtur të fshehura të gjitha detajet rreth ditës së saj të madhe.

Burimi: People.com

 

 

Artikuj të ngjashëm