Shpërthejnë shikimet për ‘Mi Amore’

By

Mbrëmë në orën 20 u publikua bashkëpunimi i shumëpritur mes Ermalit dhe Kidës.

Se kënga do të rezultonte një hit kjo dihet paraprakisht, mirëpo duket se në fillimet e para janë tejkaluar edhe pritshmëritë.

Pos kritikave tejet pozitive, kënga ka ecur jashtëzakonisht mirë edhe në Youtube. Në rreth 12 orë nga publikimi, ajo ka kapur gati 300.000 shikime të verifikuara.

Shifra e klikimeve duhet të jetë goxha më e madhe marrë shkas nga fakti se Youtube merr kohë derisa t’i proceson klikimet në mënyrën e duhur.

Ky projekt është pëlqyer dhe shpërndarë edhe nga kolegë të dyshes që në rrjete sociale i kanë komplimentuar ata për këtë krijim muzikor.

Ndryshe, një intervistë e zgjeruar e Ermal Fejzullahut ku flet edhe për bashkëpunimin me Kidën vjen sonte në Prive nga gazetari Artan Telaku./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm