Labi, këngëtari i shndërruar në politikan me çdo ditë që kalon vetëm se po shkon duke u bërë edhe më tepër kryetemë e medias.
Krahas qëndrimit të tij për ndërtimin e qeverisë së re, aktiviteteve humanitare e mundësisë së kandidimit për kryetar të Ferizajt tashmë është një tjetër temë që po eklipson parapraket.
Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re është përfshirë në polemika me një tjetër figurë që është gati të shndërrohet në politikan, humoristin Fehmi Ferati.
I gjithë debati ka nisur pas një deklarate të mitrovicasit i cili pritet të kandidojë për Lëvizjën Vetëvendosje! ku shprehet: “Ju thosha “ruajuni prej atyre që bëmirësinë e bëjnë publike sepse këta dojnë kompensim”!” duke aluduar në lajmet e fundit që Labinot Tahiri pritet të jap votën e tij në favor të PAN’it.
Kaq ka mjaftuar që as Labi të mos heshtë duke zgjedhur profilin e tij në Facebook për t’i thënë disa fjalë Feratit shkruan Prive.al
Lexoni të plotë reagimin më poshtë: