Shpend Ahmeti fton kombëtaren në Prishtinë

By

Lojtarët e kombëtares u pritën si heronj sot në Tiranë. Në praninë e qindra mijëra tifozëve në zemrën e kryeqytetit shqiptar u organizua edhe një koncert madhështor.

Është kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ai që i ka bërë ftesë publike kombëtares që të vijë edhe në kryeqendrën e Kosovës.

‘Edhe Prishtina meriton ti bëj një pritje Kombëtares. Të gjithë ata nga Kosova e gjithandej që nuk patën mundësi të jenë në Tiranë duan ta falenderojnë kombëtaren nga sheshi ku i përcollen të gjitha ndeshjet.

Tani po i dërgojmë edhe ftesë publike. Shpërndane gjithandej dëshiren për ta pas kombëtaren në Prishtinë.’ – është shprehur Ahmeti në një postim në Facebook.

Nuk ka ende një prononcim zyrtar nga lojtarët apo Federata Shqiptare e Futbollit në lidhje me këtë ftesë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm