Shota: Më besoni që Xhuli e meriton këtë sjellje ndaj saj (VIDEO)

By

Në pjesën hyrëse të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova është diskutuar rreth raportit në mes të Stresit dhe Xhulit – teksa, kanë ndërhyrë edhe banorët e tjerë.

Disa kanë preferuar të mos anojnë, të tjerët pothuajse të gjithë kanë qenë në anën e Stresit dhe kundër Xhulit – përpos, Getinjos.

Të ashpra kundër Xhulit u treguan Ana dhe Shota në veçanti, të cilat adresuan një mori kritikash kundër trajneres së fitnesit.

“Me thënë të drejtën unë plotësisht i besoj Stresit, ka vite që e njoh. Në momentin që Xhuli ka hyrë kjo ka gënjyer, prandaj kjo e meriton se si po sillet Stresi me të”, ka thën Shota.

“Xhulit nuk i besoj absolutisht, kjo nuk ka pasur nevojë me e thirrë Stresin në hotel, çfarë arsye ke pas me e thirrë?”, ka shtuar ajo.

Njëjtë kanë folur edhe vajzat e tjera, e për ta mësuar se si reaguan ato, shikojeni videon në linkun e mëposhtëm.

Artikuj të ngjashëm