Meghan Markle dhe Priyanka Chopra kanë qenë mikesha shumë të mira me njëra-tjetrën. Priyanka ka qenë në dasmën e Dukeshës së Sussex por Meghan nuk shkoi në dasmën e Priyankës.
Me justifikimin që është shtatzënë dhe nuk mund të udhëtojë. Por në fakt, Meghan Markle vetëm po udhëton gjatë shtatzënisë së saj. Ajo madje ka shkuar dhe në Amerikë dhe tani ndodhet në Afrikën Veriore, në Marok.
Mësohet nga burime pranë Priyanka-s, se nëse Dukesha nuk i kërkon falje mikeshës së saj, ajo nuk do të flasë më me të.