Zëri i saj tashmë është bërë shëmbëlltyra e dashurisë së humbur. Ajo iu këndon zemrave të thyera, dashurive që morën fund dhe lëngojnë për njëra tjetrën.
Shkurte Gashi, tashmë ka bërë vend në zemrat e kosovarëve me muzikën e saj të ndjeshme, duke ndikuar në shpërthime lotësh dhe kujtim të një dashurie që përfundoi.
Bashkëpunimi i fundit me Flori Mumajesin, “Tu luta”, ishte një super-hit, që u dëgjua pa pushim nga të gjithë adhuruesit e muzikës së saj.
Tash ajo vjen me një tjetër këngë, po aq të prekshme, që i thurë vargje një dashurie që po zbehet, sërish nga producenti shqiptar Flori Mumajesi.
Këngën të cilën Shkurta e ka lansuar të shtunën e ka shoqëruar me klip, ku duket tejet elegante si gjithmonë, duke mos i ikur asnjëherë stilit të saj origjinal. /Prive.al