Këngëtarja e famshme kosovare Shkurte Gashi, mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së cmimeve “Zhurma Show”, ka mbajtur një fjalim emocional para të pranishmëve.
Ajo ka marrë çmimin “Best Folk”, por vëmendja u drejtua dika tjetër.
Këngëtarja që shpesh iu këndon vuajtjeve në dashuri, ndarjeve e ribashkimeve, por asnjëherë deri më sot nuk ka bërë publike diçka nga jeta e saj private.
Por mbrëmë mori një tjetër kthesë. Ajo ka thënë se çmimin që e mori ia dedikon dashurisë së saj.
Gashi nuk e ka bërë asnjëherë publik personin e zemrës, por meqë e përmendi situata qenka serioze dhe gjërat qenkan thelluar mes tyre.
Gjithsesi, ta gëzosh çmimin Shkurte! /Prive.al