Shkurte Fejza kujton se “Xhamadani vija vija” kishte një tjetër titull

By

“Xhamadani vija vija” nuk mund të mungojë në çdo festë kombëtare, është pa asnjë diskutim hiti dhe himni jozyrtar i çdo organizimi formal dhe joformal të shqiptarëve.

Krijuesit e himnit janë kompozitori Zef Çoba dhe poeti Alfred Çapaliku që ka krijuar vargjet, ndërsa këngëtarja që e ka sjellë e para, për të cilën edhe është krijuar kjo këngë, që titullin në origjinal e ka pasur “Kam një lot, m’pikon si ar”, është lauresha e Kosovës, e nderuar edhe me çmimin “Mjeshtre e Madhe” në Shqipëri, Shkurte Fejza.

Këtë edhe njëherë na e kujtoi këngëtarja në një intervistë të fundit në Prive të cilën mund ta ndiqni të plotë në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm