Shkurta ‘dorëzohet’, i bën dedikimin e parë publik dashurisë së jetës

By

Shkurte Gashi është treguar ‘kampione’ për të mbajtur larg publikut personalen e saj.

Pak u kuptua për vite të tëra sa i përket personit që kishte në krah, e madje, këngëtarja në tërësi e mbajti të fshehtë të gjithë pritjen e ëmbël nëntë mujore.

Por, tashmë kur portalet kanë ‘gërmuar’ mjaftueshëm në pjesën private të Shkurtes, edhe kjo e fundit ka ndryshuar pak mendje.

Gashi ka postuar sot dedikimin e parë për partnerin, Albertin.

Në rastin e ditëlindjes së tij, ajo është shprehur:

“Urime dashuri u bëfsh 100”.

Kujdesi ka qenë maksimal për faktin se Shkurta nuk ia ka ‘huqur’ duke e uruar fiks në mesnatë dashurinë e jetës së saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm