Janë një ndër çiftet në jetën publike që secili i ka lakmi.
Larg skandaleve, në dashuri të sinqertë e besnikëri të pashoq, këngëtarja Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj, Hajrush Behluli kanë arritur një rrugëtim të bukur jetësor së bashku.
Ata sot festojnë plot 37 vite bashkë.
Në këtë përvjetor, vajza e tyre Gresa është përkujdesur që ta shënojë ditën e veçantë me një kolazh të bukur të fotografive ndër vite.
Shumë urime për përvjetorin dhe mbi të gjitha, familjen e shëndoshë të ndërtuar për afro katër dekada! /Prive.al