Në prag të lansimit të projektit më të madh e më të dashur jetësor, reperi Bim Bimma merr një lajm fantastik nga jashtë kufijve.
Artisti ka arritur të zërë një vend mjaft të rëndësishëm në mesin e shumë yjeve botërorë në sferën e artit.
Bimi u bë pjesë e portalit MTV Artists në të cilin tashmë mund të gjeni pothuajse të gjitha krijimet e tij si dhe një copë biografie.
Deri më tani duket se reperi është i vetmi artist shqiptar që arrinë një sukses të tillë andaj raste si kjo janë arritje jo vetëm personale e tij por edhe kombëtare. /Prive.al/