“Shkruaja në ditar, dhe e paramendoja suksesin” – Tayna jep sekretin e famës (VIDEO)

By

Është vetëm 21 vjeçare, këngën e saj të parë e publikoi në qershor e tani për katër muaj ajo u shndërrua në njërën nga këngëtaret më të famshme shqiptare.

Dorintina Shabani apo Tayna, mbrëmë në Nd’rrimin e Natës, ka rrëfyer një tjetër pjesë të sajën. Reperja e famshme, ka folur për Ligjin e Tërheqjes – një ligj sipas saj universal që të ndihmon të jetosh në pozitivitet dhe t’i realizosh synimet që ke në jetë.

“Unë mbaja një ditar dhe kam shkruar se si dua të jem, e kam vizuelizuar veten të famshme dhe kështu siç jam tani”, ka thënë këngëtarja.

Ndiqeni të plotë deklaraten në linkun më poshtë:

Artikuj të ngjashëm