Renée viziton Erën në spital (FOTO)

By

Këngëtarja Era Istrefi iu nënshtrua së fundmi një operacioni.

Era, hoqi apendiksin ose siç njihet në popull zorrën qorre dhe ndërhyrja duket se fatmirësisht ka shkuar në rregull.

Tashmë, ajo që i mbetet Erës është pushimi teksa rikuperohet.

Normalisht që në këtë fazë vizitat e familjarëve janë të shpeshta.

Mysafiren më të mirë në spital e ka pasur mbesën Renée e cila duket se është përfshirë edhe me lodrat e saj nën ambientin e mjekve, siç vërehet në sekuencat e ndara nga Era me ndjekësit në rrjete sociale. /prive.al

Artikuj të ngjashëm