Shkëndija të reja mes Ritës dhe Chris Brown: Ja çka ndodhi pas koncertit të reperit në Durrës (VIDEO)

By

Ishin habitur shumë persona kur në agjendën zyrtare të postuar nga reperi i njohur amerikan Chris Brown, figuronte Durrësi i Shqiprisë.

Në fakt, nuk bëhej fjalë për ndonjë gabim teknik por për një event shumë mirë të organizuar ku ylli amerikan do performonte.

Kjo ka ndodhur mbrëmë por në mesin e shumë personave që iu ka ngelur peng të jenë prezent në koncert, besoni apo jo, ishte edhe Rita Ora.

Këngëtarja me origjinë nga Prishtina që vetëm pak ditë më parë pushoi në Ulqin, ka postuar një foto ku shprehet: ‘Shqipëri më vjen keq që s’munda të vij. Do doja shumë të jem me ju sonte të të përkrah ty, Chris Brown’.

Reperi pas performancës, ka gjetur kohë që në profilin e tij në Instagram të postoj një video të Ritës ku ajo kërcen nën tingujt e muzikës së reperit. Flakë dhe sy të hapur ishin dy figurat e përzgjedhura nga Chris Brown për të përshkruar Ritën dhe vallëzimin e saj.

Dyshja shpeshherë janë komentuar për lidhje të mundshme sidomos pas bashkëpunimit në ‘Body on me’ por asnjëherë nuk është kuptuar diçka më shumë.

Ndryshe, një material për prapaskenat e koncertit të Chris Brown e Tyga ju pret sonte me fillim nga ora 19:00 në Prive.

Artikuj të ngjashëm